Ballina Aktualitet Pensionistët padisin qeverinë në Kushtetuese, kërkojnë rillogaritje të viteve të punës

Pensionistët padisin qeverinë në Kushtetuese, kërkojnë rillogaritje të viteve të punës

139
0

Mosha e tretë, njohur si pensionistët do të përballen në një betejë ligjore me qeverinë. Padia lidhet me efektet e llogaritjes së viteve të punës për efekt pensioni, për ish koperativat dhe ish ndërrmarrjet shtetërore.

Shoqata e Pensionistëve Shqiptarë “Thinjat” ka depozituar më 17 mars 2026 një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, duke kundërshtuar disa dispozita të ligjit nr. 7/2025 për njohjen e periudhave të punësimit për efekt pensioni.

Në kërkesën e paraqitur nga përfaqësuesi ta dhe relatore të caktuar gjyqtaren Marsida Xhaferllari, shoqata kërkon shfuqizimin e pikës “a” të paragrafit të parë të nenit 3, si dhe paragrafit të parë të neneve 4 dhe 5 të këtij ligji.

Sipas tyre, këto dispozita janë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe cenojnë të drejtat e pensionistëve.

Ligji në fjalë rregullon njohjen e viteve të punës për qytetarët që kanë qenë të punësuar në institucione shtetërore, ish-ndërmarrje shtetërore, ndërmarrje bujqësore dhe kooperativa gjatë periudhës së sistemit të kaluar.

Shoqata argumenton se kufizimet e vendosura nga këto nene ndikojnë drejtpërdrejt në përllogaritjen e pensioneve, duke lënë jashtë ose duke zhvlerësuar periudha të caktuara pune. Për këtë arsye, ata kërkojnë ndërhyrjen e Gjykatës Kushtetuese për të garantuar barazinë dhe sigurinë juridike për pensionistët./Weblajm