Ballina Sport Refuzohet Mourinho, shprehu dëshirën për kthim tek Man Utd

Refuzohet Mourinho, shprehu dëshirën për kthim tek Man Utd

28
0

Emri i tij është përfolur në disa skuadra, por asgjë konkrete, bëhet fjalë për njeriun special të futbollit, Jose Mourinho. Portugezi pas shkarkimit nga Roma, po sheh mundësi të tjera, e një prej tyre ishte Bayern, por deri më tani nuk ka asgjë.

Gjatë orëve të fundit bëhet me dije se Mou ka kontaktuar drejtuesit e Manchester United, të cilëve u është vetë ofruar të rikthehet në krye të skuadrës.

Sipas asaj që raporton Manchester Evening News, Mourinho ka kërkuar që të rikthehet e të drejtojë djajtë e kuq, por është refuzuar në mënyrë të menjëhershme nga drejtuesit e klubit. Në median në fjalë thuhet se nga ana e skuadrës i është dhënë besim i plotë teknikut aktual Erik Ten Hag, me këtë të fundit që po kalon një periudhë negative.

2 herë fituesi i Champions League si trajner me Porton e më pas me Interin, Jose Mourinho është një mik i pronarit të Manchester United, Jim Ratcliffe, por duket se ky fakt nuk e ndihmoi the “special one” të rikthehet në aktivitet, duke pritur tashmë afatin kohor të verës, kur dhe do të nisë zyrtarisht merkato e transferimeve.