Ballina Sport Euro 2024/ Rumania bën surprizën në Munich, ‘shkërmoq’ 3-0 Ukrainën në Grupin...

Euro 2024/ Rumania bën surprizën në Munich, ‘shkërmoq’ 3-0 Ukrainën në Grupin E

26
0

Dita e katërt e Euro 2024 nisi me surpriza në Munich, me Rumaninë që mposhti pastër 3-0 Ukrainën në Grupin E. Skuadra e Iordanescut ishte më e saktë në fushë dhe siguroi tri pikë që në fund mund të rezultojnë me vlerë për të kaluar në fazën me eliminim direkt.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 29-të nga Stanciu, i cili shënoi një supergol nga jashtë zone, kjo edhe falë gabimit të portierit të Real Madrid, Lunin. Ndërkohë që pritej reagimi i Ukrainës, Rumania në pjesën e dytë shënoi edhe dy gola të tjerë me Marin dhe Dragus, për të futur kështu në “kasafortë” tri pikët e para në ndeshjen debutuese të Euro 2024. Rumania ndeshjen e ardhshme do ta luajë të shtunën ndaj Belgjikës, ndërsa Ukraina të premten do të përballet me Sllovakinë.

Sot në orën 18:00 po për këtë grup luhet Belgjikë – Sllovaki në stadiumin e Frankfurtit, ndërsa e hëna sportive mbyllet në orën 21:00 me Austi – Francë, duel që zhvillohet në Dusseldorf dhe vlen për Grupin D.