Ballina Sport Dinamo gjen fitoren në momentin e duhur, ndal me përmbysje Egnatian dhe...

Dinamo gjen fitoren në momentin e duhur, ndal me përmbysje Egnatian dhe ringjall luftën e kreut

30
0

Dinamo i dha fund serisë prej dy humbjesh radhazi, duke mposhtur një rival direkt për titullin siç është Egnatia. Në ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena”, skuadra ka luajtur një futboll të hapur sidomos në pjesën e parë, ku rrogozhinasit kaluan shpejt në avantazh dhe kishin edhe mundësi të tjera shënimi. Por brenda 5 minutash, Dinamo tundi dy herë rrjetën me Vilën e Qefaliajn, duke përmbysur gjithçka.

Në pjesën e dytë, Dede i cili kishte bërë rotacion në formacion, hodhi në fushë shumë prej titullarëve. Megjithatë, rrogozhinasit vetëm dominuan në lojë, duke mos ia dalë të tundin rrjetën përballë bluve të cilët ruajtën këtë avantazh deri në vërshëllimën përfundimtare.

Ilir Daja: Ne bëmë një pjesë të parë shumë të mirë, sepse nga disavantazhi kthyem rezultatin. Bëmë një pjesë të dytë me mbrojtje me bllok të ulët, duke ditur që Egnatia vinte nga ndeshje goxha të vështira. Nëse do të vinte në përballje direkte dhe ne do të ngjiteshim më lart, nuk do të qëndronim kurrë me bllok të ulët. Si strategji, rezultoi pozitive, sepse fituam ndeshjen. Është e rëndësishme që të kthehesh dhe të fitosh. Në pjesën e dytë morëm një rezultat që na duhej, që të ktheheshim te pjesa e sipërme e tabelës së klasifikimit, për të vazhduar rrugëtimin tonë.

Ne kishim lënë vetëm Lorranin për të marrë krahun e majtë. Sot kishim spostuar Vilën, që në momentet e fundit të pasit ai, me të majtën, do të vononte në pasin e fundit. E bëri shumë mirë sot. Kishim lënë vetëm Lorranin për të dalë në gjerësi, për aksionet me pasimin pasiv. Na rezultoi shumë pozitive në pjesën e parë. Në pjesën e dytë kishim nevojë të ktheheshim nga fitorja. Gjetëm një Egnatia që nuk ishte në kondicionin më të mirë fizik, pavarësisht impenjimeve. Por edhe ritmi bën që, kur kthehesh në kampionatin shqiptar, mund të paraqitesh edhe më mirë. Nganjëherë duhet fituar edhe me vuajtje. Ne morëm trepikëshin, siç ishte e rëndësishme sot.