Bournemouth ka shkaktuar befasinë e javës së tetë në Premier League, duke e mposhtur bindshëm Manchester Unitedin me rezultat 3:0 në stadiumin “Old Trafford”.
Mysafirët zhvilluan një ndeshje fantastike dhe shfrytëzuan në mënyrën më të mirë mundësitë e krijuara, duke i shkaktuar një humbje të rëndë skuadrës së Michael Carrickut.
Rayan zhbllokoi rezultatin në minutën e 38-të, ndërsa Tavernier dyfishoi epërsinë vetëm pesë minuta më vonë, në minutën e 43-të.
Goditjen përfundimtare Manchester Unitedit ia dha Evanilson, i cili shënoi në minutën e 71-të për rezultatin përfundimtar 0:3.
Kjo humbje e rëndë pritet t’i shkaktojë shumë telashe trajnerit Michael Carrick, pozita e të cilit mund të vihet edhe më shumë në pikëpyetje.
Manchester United po kalon një periudhë të vështirë në kampionat, ndërsa kjo është ndeshja e gjashtë radhazi pa fitore në Premier League, një statistikë shqetësuese.
Në anën tjetër, Bournemouth feston një fitore dhe renditet në vendin e 13-të me nëntë pikë, ndërsa Manchester United gjendet tri pozita më poshtë, në vendin e 16-të, me shtatë pikë.







