Situata është tensionuar përpara Kryeministrisë në Tiranë, ku forcat e Policisë së Shtetit kanë nisur shoqërimin e protestuesve, në ditën e 13-të të revoltës studentore kundër qeverisë së Edi Ramës.
Ndërhyrja e efektivëve vjen pas përpjekjeve të policisë për të shpërndarë pjesëmarrësit në tubim, ndërsa tensionet mes demonstruesve dhe forcave të rendit vijojnë.
Sipas raportimeve nga vendngjarja, policia ka nisur shoqërimin e disa protestuesve, ndërsa ende nuk ka një bilanc zyrtar për numrin e personave të ndaluar apo arsyet e shoqërimit të tyre.







