Ballina Europë Aksident tragjik në Gjermani/ U përplasën nga kamioni, ndërron jetë 29-vjeçarja shqiptare...

Aksident tragjik në Gjermani/ U përplasën nga kamioni, ndërron jetë 29-vjeçarja shqiptare dhe djali i saj i mitur

103
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku si pasojë një 29-vjeçare shqiptare nga Kosova dhe djali i saj trevjeçar kanë humbur jetën.

Mediat gjermane shkruajnë se aksidenti tragjik ka ndodhur ndërsa 29-vjeçarja ishte duke çuar të birin në kopsht, dhe u përplasën nga një kamion.

Sipas raportimeve nga mediat në Kosovë, 29-vjeçarja dhe djali i saj ishin nga Gjakova.