Ballina Europë Alarm për bombë në Trani të Italisë/ Mbyllen shkollat, ndërpritet dhe trafiku...

Alarm për bombë në Trani të Italisë/ Mbyllen shkollat, ndërpritet dhe trafiku hekurudhor

18
0

Një alarm për bombë ka ngritur në këmbë autoritetet në Trani të Italisë.

Shkollat do të qëndrojnë të mbyllura për shkak të frikës së një shpërthimi të mundshëm pasi rreth orës 6 të mëngjesit të së hënës, në stacionin e trenit u gjet një shënim brenda një çantë, që njoftonte praninë e një bombe në një shkollë të paspecifikuar në qytet.

Prania e çantës së vogël, e vënë re nga ata që prisnin trenat, shkaktoi alarmin dhe kontrollet. Kryebashkiaku i qytetit, Amedeo Bottaro, nxori kështu dispozitën për pezullimin e mësimit.

“Për shkak të një frike me bombë në një shkollë të paspecifikuar, të gjitha shkollat ​​e qytetit të të gjitha niveleve do të qëndrojnë sot të mbyllura”, ka njoftuar kryebashkiaku përmes një postimi në rrjete sociale.