Është gjetur pa shenja jete këtë të mërkurë 82-vjeçari, i cili ishte shpallur i humbur në Klos.
Sipas njoftimit të policisë, Esat Memi, 82 vjeç, banues në Klos, dyshohet se ka rrëshqitur nga një shkëmb dhe për pasojë ka humbur jetën.
Pas kërkimeve intensive në terren, të organizuara nga patrullat e policisë në këmbë dhe me ndihmën e dronëve nga ajri, u bë e mundur gjetja e trupit të tij.
Kujtojmë se 82-vjeçari ishte zhdukur që prej festës së Fitër Bajramit. Nusja e djalit të tij, është shprehur për mediat se ditën e Bajramit ata kishin shkuar për vizitë në Bërsh, te familja e saj, kur papritur i moshuari humbi gjurmët pa njoftuar askënd.
Njoftimi i Policisë:
Në vijim të informacionit të dhënë për largimin nga banesa të shtetasit E. M., 82 vjeç, banues në Klos, ju bëjmë me dije se:
Pas kërkimeve në terren, të organizuara nga patrulla policie në këmbë dhe me dron nga ajri, u bë e mundur gjetja e tij, fatkeqësisht pa shenja jete.
Nga veprimet paraprake dyshohet se 82-vjeçari ka rrëshqitur nga një shkëmb dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.







