Ballina Sport Ancelotti, vetëm legjenda si Ferguson e Guardiola kanë më shumë trofe se...

Ancelotti, vetëm legjenda si Ferguson e Guardiola kanë më shumë trofe se italiani

63
0

Historia ka nisur shumë kohë më parë. Si për ta përsosur legjendën, Carlo Ancelotti fillimisht shkëlqeu si futbollist, teksa gjithçka filloi në vitin 1983, në “Stadio Olimpico”, kur një italian simpatik ende jo 24-vjeçar, fitoi titullin kampion në Serie A me Roma-n.

Pasi ia doli me krenari në krah të yjeve si Bruno Conti, Graziani, Di Bartolomei, Pruco, Falcao apo Cerezo, ky djalosh nga Rexho-Emilia arriti majën e Evropës, te Milan. Dy tituj kampion, dy Champions e plot trofe të tjerë stolisën një karrierë derisa vari “këpucët në gozhdë”.

Ajo që erdhi më pas duhet konsideruar edhe më e madhe. Tekniku Carlo Ancelotti është sot një nga fituesit më të mëdhenj, të këtij sporit, dhe  pasi fitoi Superkupën e Spanjës në Arabinë Saudite, me “Galaktikët” e Real Madrid, arriti në 27 tituj.

Italiani e nisi suksesin me “Kuqezinjtë” e Milan, siç ishte e natyrshme, me vetëm një titull në Serie A, por me dy të tjerë, në Champions League, në vitet 2003 e 2007. Te Chelsa pati një “pushim” të vogël, por gjithashtu fitues, teksa arriti të sigurojë titullin e Premier League dhe FA Cup, në vitin 2010, si dhe me Community Shield, një vit më vonë.

Te “gjigantët” francezë, të Paris Saint-Germain pati, me gjasë, një nga periudhat më të vështira, të karrierës së tij, pasi në dy sezone mori vetëm një kampionat, ndonëse “parisienët” ishin favoritët absolut, ndërsa dështoi dy herë radhazi në Champions League.

Gjithsesi, klubi që i rri “fiks pas trupit” është padyshim, Real Madrid, madje edhe më shumë sesa “Kuqezinjtë” e Milan.  Në “Santiago Bernabeu” ka 11 trofe, më shumë sesa Zinedine Zidan, dhe i lënë pas vetëm nga legjenda Miguel Munoz.

Në dy periudha, Carlo Ancelotti fitoi dy Champions, një titull në La Liga, dy Copa del Rey, dy Superkupa të Spanjës, dy Superkupa të Evropës dhe dy Kupa të Botës për klubet. Të mos harrojmë as “Bavarezët” e Bayern Munich, ku nuk përfundoi shumë mirë, ndonëse e fitoi Bundesliga-n në 2017-ën dhe dy Superkupa gjermane.

Besohet se Superkupa e Spanjës që mori në Rijad nuk do të jetë titulli i fundit në karrierën e 64-vjeçarit, që ka lënë pas “luziantin”, Jose Mourinho, ndërsa përpara tij mbeten vetëm legjendat si Pep Guardiola e sidomos Sir Aleks Ferguson, me “katalanasin”, që  ka 37 trofe, ndërsa skocezi plot 48

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu