Një tjetër tërmet ka goditur sot Greqinë (27 mars), në orët e para të mbrëmjes.
Lëkundjet kishin një magnitudë prej 3.4 të shkallës Rihter dhe epiqendra ishte në Janinë.
Tërmeti ndodhi në orën 19:01, sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës.
Epiqendra e tërmetit ndodhet 9 kilometra në jug të Agia Kyriaki, Janinë, ndërsa thellësia fokale e tërmetit vlerësohet në 12.5 kilometra.
Dridhja u ndje edhe në rajonin e Thesprotisë. Nuk ka raportime për të lënduar apo dëme, por paniku të banorët ka qenë i madh.
Kjo, për shkak të tërmetit të fundit të 8 marsit në Janinë, ku forca 5,3 ballë rrafshoi edhe ndërtesat e vjetra dhe shkaktoi gjendje emergjence.







