Ballina Kronika DURRES/ Policia pranga dhe procedime, vepra penale, rrahje, ndertim pa leje, drejtim...

DURRES/ Policia pranga dhe procedime, vepra penale, rrahje, ndertim pa leje, drejtim automjeti gjendje dehur

100
0

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin P. P., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Gjithashtu referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj një 17-vjeçari, pasi u konstatua duke drejtuar një automjet pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kapën shtetasin e shpallur në kërkim S. H., 25 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas dyshohet se ka marrë një automjet me qera, dhe e ka kthyer atë të dëmtuar. Pas komunikimit me Prokurorin, është vendosur që ky shtetas të procedohet në gjendje të lirë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manëz referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasve E. A., 39 vjeç dhe S. P., 25 vjeç, pasi shtetasi E.A., në gjendje të dehur, ka hyrë në lokalin e shtetasit S.P. dhe për motive të dobëta, e ka kanosur me mjet prerës (biçak). Ndërkohë shtetasi S.P. e ka goditur me grushte duke i shkaktuar dëmtime të lehta dhe i ka marrë mjetin prerës, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasve:
-H. D., 81 vjeç, banues në Kavajë, pasi kallëzon shtetasi D. D., se i ka thyer derën kryesore dhe xhamat e dritareve. Gjithashtu gjatë veprimeve të kryera është konstatuar se ky shtetas ka kryer punime ndërtimi pa leje.

-I. D., 27 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua se kishte vendosur një kioskë, në një tokë shtetërore, pa lejen përkatëse.

-Ditën e djeshme, kallëzoi shtetasja E. M., se nëna e saj 72 vjeçe, banuese në Durrës, ishte larguar nga banesa për të shkuar në market dhe nuk ishte kthyer. Vijon kontrolli për gjetjen e saj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.