Ballina Politika Noka: Edi Rama i katandisi shqiptarët në turistë ditor në vendet fqinje...

Noka: Edi Rama i katandisi shqiptarët në turistë ditor në vendet fqinje për të blerë ushqime e karburant

65
0

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, njëkohësisht deputeti Flamur Noka ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimeve në vend.

Noka shkruan në rrjetet sociale se, arritja e Edi Ramës në këto 13 vite është katandisja e shqiptarëve në turistë ditor në vendet fqinje, për të blerë ushqime e karburant.

Reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka: 

Ç’u bëri Edi Rama shqiptarëve në 13 vjet: 

I katandisi në ‘turistë ditor’ në Maqedoninë e Veriut, në #Kosovë e Greqi, për të blerë ilaçe, ushqime e karburant. Medet! As ai vetë s’do e besonte këtë realitet para 13 vitesh, kur entuziazmohej me rilindjen.