Ballina Lifestyle Princi dhe Princesha e Uellsit të prekur nga mbështetja që morën kur...

Princi dhe Princesha e Uellsit të prekur nga mbështetja që morën kur u bë e ditur sëmundja e Kate

25
0

Princi dhe Princesha e Uellsit janë “jashtëzakonisht të prekur nga ngrohtësia dhe mbështetja e publikut” pasi Kate zbuloi se po merrte trajtim për kancer.

Pallati Kensington tha se mbreti dhe mbretëresha e ardhshme janë “shumë të prekur” nga marrja e “mesazheve dashamirëse” nga e gjithë bota pas publikimit të videomesazhit emocional të Kate të premten.

Deklarata nxiti mesazhe mbështetjeje dhe urimesh nga anëtarët e tjerë të Familjes Mbretërore, liderë botërorë, politikanë dhe të famshëm nga e gjithë bota, ndërsa turmat u mblodhën jashtë Pallatit Buckingham dhe Kalasë Windsor – pranë shtëpisë së Kate dhe familjes së saj.

Një zëdhënës i Pallatit Kensington tha: “Princi dhe Princesha janë të dy jashtëzakonisht të prekur nga mesazhet dashamirëse nga njerëzit këtu në Britani të Madhe, në të gjithë Commonwealth dhe në mbarë botën në përgjigje të mesazhit të lartësisë së saj mbretërore.

Princesha kishte planifikuar një operacion abdominal në janar, por nuk u pa më publikisht deri në fillim të marsit, shkruan Skynews.