Autoritetet greke janë mobilizuar pasi këtë të mërkurë kanë marrë raportime për objekte të dyshimta në qendër të Athinës, konkretisht në zonën e Petralonës.
Sipas informacioneve të mediave greke, bëhet fjalë për dy çanta që u gjetën jashtë ish-zyrave të Korpusit të Prokurorisë së Krimit Ekonomik, SDOE.
Për shkak të objekteve të dyshimta, policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet lidhur me këtë rast. Kohët e fundit në Greqi janë raportuar alarme të shumta për bombë por me pas kanë rezultuar të rreme







