Ballina Aktualitet Gazetarja: 60-vjeçari ishte fqinj me vajzën që abuzonte seksualisht

Gazetarja: 60-vjeçari ishte fqinj me vajzën që abuzonte seksualisht

45
0

Një e mitur ka denoncuar në polici se një 60-vjeçar e ka abuzuar seksualisht prej 3 muajsh. Fillimisht ajo i ka treguar nënës se saj, ndërsa më pas janë drejtuar në polici.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vrap të Tiranës. Vajza 16 vjeçe në kohën kur ishte 15 vjeçe pretendon se para 3 muajsh 60-vjeçari ka abuzuar seksualisht me të përmes dhunës.

Sipas ekspertizës mjekoligjore rezulton se vajza është abuzuar seksualisht.

Gazetarja Aida Topalli tha në emisionin GoodMorning Albanians se 60-vjeçari ishte fqinj me vajzën që abuzonte seksualisht.

“Vijmë nga një zonë e thellë ku kultura e denoncimit është shumë e ulët, dhe ky 60-vjeçar me shumë mundësi duhet të ketë abuzuar edhe herë të tjerë seksualisht.

60-vjeçari ka qenë fqinjë me familjen e vajzës së mitur që ka abuzuar seksualisht. Zakonisht pedofilët prenë e tyre e kanë në rrethin e parë. Në rastin konkret familjet njiheshin me njëra-tjetrën dhe besueshmëria ka qenë edhe më e lartë”, tha Topalli.