Tensionet janë rikthyer në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ku vijon protesta e studentëve, gjimnazistëve dhe qytetarëve kundër qeverisë.
Gjatë përplasjeve, Policia e Shtetit ka përdorur gaz lotsjellës, ndërsa të rinjtë kanë hedhur sende të forta në drejtim të efektivëve.
Mësohet se për pasojë është plagosur një vajzë.







