Aktivistja Hana Spahia ka prezantuar synimet e Lëvizjes Studentore Kombëtare, duke theksuar se ajo është një organizim i pavarur, jopartiak dhe i krijuar nga studentët për studentët, me qëllim përfaqësimin afatgjatë të interesave dhe të drejtave të tyre, përtej protestave të momentit.
“Atëherë, synimi jonë me Lëvizjen Studentore Kombëtare ka qenë që të kanalizojmë energjinë e momentit në diçka afatgjatë.
Është një organizim i pavarur nga studentët për studentët, tërësisht jo partiak. Është Union Studentor siç ekziston në të gjithë vendet europiane, i cili ka për qëllim përfaqësimin e interesave studentore.
Sigurisht që në protestë ne vazhdojmë të synojmë tërheqjen e menjëhershme të Edi Ramës, por kjo nuk do të thotë që ne nuk duam të organizohemi për diçka më afatgjatë sepse kemi marrë mësime nga protestat e të shkuarës, domethënë ato të 2015-ës, të cilat nuk lanë pas asnjë organizim për studentët dhe për të drejtat e tyre.
Patjetër që po. Ne nuk jemi të interesuar të bëjmë dialog me kryeministrin, i cili ka patur 13 vite mundësi që të bëjë dialog me publikun. Ka patur 13 vite mundësi që t’i korrigjojë problemet, por vetëm i ka përkeqësuar ato.
Ai është tërësisht përgjegjës për gjendjen e tanishme. Unë i bashkohem parafolëses kur thotë që dëmtuesi më i madh në këtë vend është Edi Rama dhe mendoj që studentët janë tërësisht të arsyeshëm në faktin që janë të frustruar dhe në faktin që kanë dalë në shesh për të protestuar dhe kanë dalë përpara Ministrisë së Arsimit për të protestuar”, u shpreh Spahia.







