Ballina Kronika Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa persona të lënduar

Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës, disa persona të lënduar

57
0

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën e Lumit të Vlorës, në afërsi të urës së Laskos, në Kuç.

Sipas informacioneve paraprake, nga përplasja kanë mbetur disa persona të lënduar. Në vendngjarje nuk kanë mbërritur ende as ambulanca dhe as policia.

Të lënduarit ndodhen në pritje të ndihmës mjekësore, ndërsa rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta.