Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, nepërmjet rrjeteve sociale, ka reaguar me sulme ndaj qeverisë dy ditë pas publikimit të raportit nga FMN, ku Shqipëria shfaqet në standarde të larta ekonomike, arsyetuar kjo edhe me argumentin se Shqipëria në 2023 shënoi kulmin e hyrjes së turistëve.
Vasili akuzon qeverinë për pastrim parash.
Sipas tij, FMN është shprehur se mbiçmimi i shpejtë i lekut që nga viti i kaluar nuk shpjegohet plotësisht nga bazat ekonomike duke shtuar rrezikun e një kthimi të papritur.
Ai i drejtohet kryeministrit Rama duke i thënë se Shqipëria ka krijuar një “narkoekonomi” e cila po dërgon vendin drejt krizës ekonomiko-sociale.