Një incident i rëndë me armë zjarri është regjistruar të shtunën në mbrëmje në një restorant të rrjetit Chick-fil-A në shtetin e New Jersey, duke lënë disa persona të plagosur pasi një grup personash të armatosur ka hyrë me forcë brenda ambienteve.
Ngjarja ka ndodhur pak para orës 21:00 në lokalin e vendosur përgjatë Route 22 në qytetin Union, i cili pas incidentit është vendosur menjëherë në izolim nga autoritetet.
Sipas raportimeve të mediave amerikane WABC-TV dhe CBS News, një grup burrash të maskuar ka hyrë me forcë në restorant, duke kaluar edhe pas banakut të shërbimit, ku më pas kanë hapur zjarr.
Dëshmitarë okularë kanë deklaruar për CBS se sulmuesit kanë qëlluar disa herë pasi kanë depërtuar në zonën e brendshme të lokalit, ndërsa punonjës dhe klientë janë gjendur në panik.
Policia e Union, ka rrethuar zonën dhe po heton rrethanat e ngjarjes, ndërsa nuk janë publikuar ende detaje zyrtare mbi numrin e saktë të të plagosurve apo motivin e sulmit.







