Ballina Aktualitet Kthjellime dhe vranësira, surprizojnë temperaturat/ Parashikimi i moti për këtë të martë

Kthjellime dhe vranësira, surprizojnë temperaturat/ Parashikimi i moti për këtë të martë

79
0

Kjo e martë do të sjellë në vendin tonë alternime të motit, me kthjellime dhe vranësira, por pa reshje shiu.

Reshjet e shiut lokale me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente vetëm në zonat veriore.

Temperaturat këtë mëngjes u regjistruan minimalisht 8 gradë, ndërsa gjatë ditë vlerat maksimale do të arrijnë në 29 gradë Celsius.

Era do të fryjë me shpejtësi deri 18 m/s, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.