Ballina Sport Bayern pret biletën për në gjysmëfinalen e Champions, fiton ndaj Realit në...

Bayern pret biletën për në gjysmëfinalen e Champions, fiton ndaj Realit në ndeshjen e 7 golave. Kualifikohet dhe Arsenali

69
0

Bayern ka siguruar një biletë për në gjysmëfinalen e Champions League. Ekipi i Kompany triumfoi 4-3 ndaj Real Madrid në aktin e kthimit, ndërsa në sfidën e parë pati fituar 2-1.

Në Gjermani, ndeshja nisi me ritëm të shpejtë, golit të Guler iu përgjigj Pavlovic. Guler ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi më pas, duke kompletuar dopietën. Brenda pjesës së parë, Kane barazoi shifrat, ndërsa la gjurmë Mbappe në krahun tjetër.

Pjesa e dytë ishte edhe më e “çmendur”, pasi Bayern shënoi dy herë Diaz dhe Olise për të prerë kështu biletën për në gjysmëfinale, aty ku do përballet me PSG.

Arsenali është skuadra e radhës që kualifikohet në gjysmëfinalen e Champions League, kjo pas barazimit 0-0 në Londër përballë Sportingut dhe falë fitores 0-1 në ndeshjen e parë në Lisbonë.

Sfida e luajtur në “Emirates” nuk prodhoi shumë raste, me “Topçinjtë” që ruajtën rezultatin e ndeshjes së parë, duke shkuar kështu për të dytën herë radhazi në gjysmëfinale.

Aty, ekipi i Artetës do të gjejë Atleticon e Madridit, që në çerekfinale eliminoi Barcelonën.