Ballina Kronika DURRES/ Policia procedime për vepra penale nga aksidenti, punësim paligjshëm, ndërtim pa...

DURRES/ Policia procedime për vepra penale nga aksidenti, punësim paligjshëm, ndërtim pa leje, rrahje dhe kalim paligjshëm kufiri

143
0

Specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. S., 33 vjeç, banues në Lushnjë, pasi automjeti që drejtonte, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi K. H.. Si pasojë, të dy shtetasit janë dëmtuar. Ata janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrëzikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. S., 54 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se kishte punësuar në kundërshtim me ligjin, një shtetas, për të kryer punime ndërtimi pa leje, në subjektin e tij (lavazh).

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. S., 40 vjeç, banues në fshatin Rrushbull, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur dhe ka goditur me shpullë, një 23-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. Ç., 49 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Specialiatët e DVKM Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. Q., 26 vjeç, banues në Poliçan, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.