Ballina Kronika Flakët në pallatin te ‘Farmacia 10’/ Arrestohen 4 persona! Shpallet në kërkim...

Flakët në pallatin te ‘Farmacia 10’/ Arrestohen 4 persona! Shpallet në kërkim ndërtuesi Armand Lilo

144
0

Një ditë pas zjarrit të madh që përfshiu pallatin te “Farmacia 10” në Tiranë, policia ka arrestuar 4 persona, njëri prej tyre është menaxheri i Big Marketit, i cili ndodhej në katin e parë, nga ku dyshohet se nisi zjarri.

Sipas burimeve në media në pranga është vënë edhe administratori i pallatit. Ndërsa mësohet se në kërkim është shpallur ndërtuesi i kompleksit, biznesmeni Armand Lilo.

Hetimet janë ende në zhvillim dhe autoritetet po punojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet e zjarrit dhe përgjegjësitë përkatëse të personave të përfshirë.