Ballina Politika Letër nga qelia/ Meta i shkruan gazetarëve: Ju pres në qeli, ka...

Letër nga qelia/ Meta i shkruan gazetarëve: Ju pres në qeli, ka vend për..

101
0

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar nga paraburgimi pasi një natë më parë per nje studio televizive

Në një reagimin në facebook, Meta i është drejtuar drejtuesit të INFOÇIP, Gerti Shella, si dhe gazetarit Lavdrim Lita, duke kërkuar publikisht transparencë për vendimin e Komisionit Disiplinor të IEVP “Jordan Misja”, për të cilin pretendon se nuk i është vënë në dispozicion.

Meta ngriti gjithashtu edhe çështjen e lejimit të intervistave në ambientet e paraburgimit. Meta shkruan që gazetarët, përfshirë edhe drejtuesin e emisionit, Andrea Danglli, të mos pengohen për të zhvilluar intervista me të, duke shtuar me ironi se në qelinë e tij ka kushte për të pritur jo vetëm një gazetar, por edhe një panel analistësh.

Ish-presidenti u ndal edhe te kushtet në institucionet e vuajtjes së dënimit, duke theksuar problematikat që, sipas tij, prekin si të paraburgosurit ashtu edhe punonjësit e sistemit, si dhe shpreh kritika më të gjera ndaj reformës në drejtësi dhe standardeve të shtetit ligjor në vend.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

I nderuar drejtues i Qendrës për Çështjet e Informimit Publik (INFOÇIP), Z. Gerti Shella,

Duke ju përgëzuar për qëndrimet tuaja parimore për mbrojtjen e shtetit të së drejtës, për më shumë se një dekadë, por edhe si monitorues i paanshëm, që keni qenë, i funksionimit të institucioneve të drejtësisë, dhe meqënëse dje ishit te emisioni “Off The Record” në A2 CNN, të gazetarit, Z. Andrea Danglli, kam këto lutje për ju:

Mos e ngrini më çështjen e lirimit tim nga paraburgimi, se kjo nuk vlen për Reformën e “Plepave 2”, të cilën ju e dini që unë e kam paralajmëruar prej kohës se çfarë pasojash do të sillte për shqiptarët.

Së dyti, po ta kisha kaq të domosdoshme lirimin nga burgu do e kisha futur emrin tim në listat e sigurta për deputetë.

Por ju e dini, që kam qenë kundër këtij sistemi të listave të mbyllura, që në vitin 2008, kur u bënë ndryshimet katastrofike kushtetuese.

Ju lutem juve, Z. Lavdrim Lita, që ishte me ju e të tjerëve, të kërkoni publikisht të më jepet vendimi zyrtar i Komisionit Disiplinor të IEVP “Jordan Misja”, marrë në 2 korrik 2025, se për çfarë shkeljesh jam dënuar unë.

A është normale që një qytetari të mos i dorëzohet edhe pas 10 muajsh vendimi i dënimit?

Po kështu, a është normale që ky qytetar të mos ushtrojë të drejtën e ankimit?

Por a mund të ushtrohet kjo e drejtë kushtetuese nëse nuk ke në dorë një vendim zyrtar?

Ju lutem i nderuar Z. Shella, Z. Lita dhe gjithë të tjerëve, që të kërkoni publikisht që Z. Andrea Danglli dhe kolegët e tjerë si ai që kanë marrë edhe leje nga SPAK-u, për të më intervistuar mua këtu, të mos pengohen më në mënyrë arbitrare dhe me justifikime skandaloze, se gjoja nuk paskan kushte këtu për të realizuar një intervistë.

Nëse nuk kanë ata kushte, ju siguroj se mund ta bëjmë te qelia ime se është shumë komode për të pritur jo një gazetar me kameraman, por edhe një panel analistësh.

Paska kushte Rusia, që i lejoi mediat ndërkombëtare të intervistojnë kundërshtarët e Putinit në burgjet e Siberisë dhe nuk paska kushte Shqipëria që ka hapur gjithë kapitujt e negociatave me Bashkimin Europian për të realizuar një intervistë në mes të Tiranës!!!

Ndërsa për sa i takon standardeve të paraburgimit me të cilat ju si përfaqësues i shoqërisë civile jeni marrë seriozisht, nëse gjeni kohën dhe merrni lejen, unë ju pres në çdo moment që të diskutoj me ju.

Kuptohet, jo për mua, por për qindra të pafajshëm që janë harruar këtu për vite të tëra.

Po kështu, të flasim edhe për kushtet e gardianëve dhe punonjësve në burgje, që janë tejet problematike.

Pastaj përsa i takon justifikimit të dështimeve dhe standardeve antieuropiane se ja Reformën e kemi bërë me “aleatët”, të mos harrojmë se edhe Reformën “Plepat 1” me “aleatët” e bëmë.

Problemi është se edhe për shkak të pasigurisë juridike në këto 10 vite janë larguar 1 milion shqiptarë e jo 1 milion “aleatë”.

Rreziku i këtij vendi është të mos mbetet pa shqiptarë se “aleatë” ka patur përherë.

Ndaj për të patur shtet ligjor të drejtë dhe funksional na duhet të mbrojmë Kushtetutën tonë si gjënë më të çmuar se Kim Filbët dhe McGonigalët kanë ekzistuar në çdo kohë i nderuar Z. Shella.