Ballina Sport E kërkon Juve e Milan, Lewandowski thyen heshtjen, pyetet për të ardhmen

E kërkon Juve e Milan, Lewandowski thyen heshtjen, pyetet për të ardhmen

54
0

Për herë të parë, Robert Lewandowski “thyen” heshtjen, me bomberin” polak që flet në lidhje me të ardhmen. Emri i tij ka qarkulluar fuqishëm në treg, kjo pasi kontrata e tij me Barcelonën i përfundon në fund të këtij sezoni duke e kthyer në një okazion të rëndësishëm për disa nga klube në Serie A, mes tyre Juventus dhe Milan. I pyetur pikërisht për këto zëra, Lewandowski dribloi:

“Kemi edhe pak kohë. Klubi e di se çfarë mendoj. Nuk dua të flas në lidhje me ofertat dhe për të ardhmen time. Janë më të rëndësishme ndeshjet që kanë ngelur dhe golat. Fakti që në media dalin çdo ditë skenarë të rinj, ekipe të reja që kërkojnë shërbimet e mia, kjo nuk është e rëndësishme”, u shpreh Robert Lewadowski.

Sulmuesi polak zbarkoi në Barcelonë në verën e vitit 2022, me klubin blaugrana që pagoi afro 45 milionë euro në arkën e Bayern Munich për të siguruar kartonin e tij. Në sezonin e tij të parë, Lewa realizoi 23 gola në La Liga duke fituar edhe trofeun e golashënuesit më të mirë. Me fanellën e Barcelonës, polaku arriti të fitojë dy tituj në La Liga dhe 3 Superkupa në Spanjë, gjithashtu është shumë pranë edhe titullit të tretë në Spanjë. Lewandowski pritet të largohet falas në fund të sezonit pasi drejtuesit e klubit nuk i kanë ofruar një kontratë të re, duke ia bërë të qartë se synojnë të afrojnë një sulmues të ri.