Ballina Politika “Janë dyshja famëzezë”/ Berisha: Dosja Rama- Balluku nuk mbyllet deri ditën e...

“Janë dyshja famëzezë”/ Berisha: Dosja Rama- Balluku nuk mbyllet deri ditën e fundit të jetës së tyre

64
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se ‘dosja e Edi Ramës dhe e Belinda Ballukut nuk mbyllet deri ditën e fundit të jetës së tyre’.

Pas përfundimit të protestës së opozitës, ai tha “sot regjimi ishte i tmerruar”.

Ai u shpreh se drejtues të caktuar të policisë kanë shënjestruar drejtuesit kryesorë të Partisë Demokratike gjatë protestës, duke i akuzuar për përdorim të tepruar të forcës.

“Dosja Rama Balluku nuk mbyllet deri ditën e fundit të jetës së tyre.

Ata janë të regjistruar në analet e këtij populli, hajdutët më të mëdhenj të historisë shqiptare. Nuk ka forcë që i mbron nga ndëshkimit popullor”, tha Berisha.