Ballina Europë Operacion i madh kundër krimit kibernetik në Turqi, 12 persona në pranga

Operacion i madh kundër krimit kibernetik në Turqi, 12 persona në pranga

56
0

Një operacion i gjerë kundër një rrjeti të krimit kibernetik është zhvilluar në Turqi nën koordinimin e Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës (MİT).

Aksioni është realizuar njëkohësisht në 9 zona, me qendër në Ankara, ku janë arrestuar 12 persona të dyshuar.

Sipas hetimeve, rrjeti kishte në shënjestër sistemet informatike të institucioneve shtetërore dhe të dhënat personale të qytetarëve, raporton TRT.

Autoritetet zbuluan se grupi përdorte programe të dëmshme për të hyrë në mënyrë të paligjshme në llogari dhe sisteme, duke përfituar nga të dhënat e vjedhura.

Të dhënat e përfituara përdoreshin për qëllime financiare dhe shpërndaheshin përmes një strukture të organizuar, madje edhe tek grupe kriminale të tjera.

Gjatë operacionit, autoritetet sekuestruan serverë, sisteme të ruajtjes së të dhënave dhe materiale të tjera digjitale, ndërsa janë në hetim edhe lidhjet e mundshme ndërkombëtare dhe përdorimi i kriptovalutave.

Një nga të dyshuarit kryesorë, që dyshohet se kishte ndërtuar dhe menaxhuar infrastrukturën teknike të rrjetit, u arrestua në Mardin.

Ai përdorte emra të koduar për të fshehur identitetin dhe dyshohet se ndante të dhënat edhe me organizata kriminale dhe terroriste.