Ballina Kronika Plagosje me armë zjarri në “Farmacia 10” në Tiranë, një person përfundon...

Plagosje me armë zjarri në “Farmacia 10” në Tiranë, një person përfundon në spital

87
0

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar në zonën e njohur si “Farmacia 10” në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, i plagosur ka mbetur shtetasi Ilirjan Dosti, i cili është transportuar me ambulancë drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Raportohet se ai ka marrë plagë në zonën e barkut.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa në vendngjarje po kryhen veprimet hetimore nga autoritetet për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes.