Ballina Aktualitet U lëndua pas përplasjes me policinë, aktivisti Aulon Kalaja largohet me ambulancë

U lëndua pas përplasjes me policinë, aktivisti Aulon Kalaja largohet me ambulancë

74
0

Situata është përshkallëzuar pas përfundimit të fjalimeve në protestën e Partisë Demokratike përpara Kryeministrisë në bulevardin e Tiranës, ku ndërhyrja e policisë ka sjellë përplasje me protestuesit.

Efektivët kanë ndërhyrë duke goditur dhe ndaluar disa qytetarë, ndërsa tensionet janë shtuar në zonë.

Gjatë përplasjes, aktivisti i PD-së, Aulon Kalaja, është lënduar dhe është transportuar me ambulancë, i ndihmuar nga protestues të tjerë të pranishëm në tubim.

Sipas dëshmive nga terreni, Kalaja është shfaqur pa ndjenja në disa momente, ndërsa dyshohet se është prekur nga spraj ose gaz lotsjellës i përdorur gjatë ndërhyrjes së policisë.

Ngjarja ka rritur më tej tensionin mes protestuesve, ndërsa situata në bulevard mbetet e paqëndrueshme.