Ballina Aktualitet Procedohet për goditje, Aulon Kalaja ironizon policinë me pamje: Me pak fjalë...

Procedohet për goditje, Aulon Kalaja ironizon policinë me pamje: Me pak fjalë unë kam rrahur policët

67
0

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Aulon Kalaja, i cili u dhunua nga policia gjatë protestës së djeshme në Tiranë, ka ironizuar policinë.

Në një njoftim të saj, Policia e Tiranës sot shkruante se Aulon Kalaja ishte procedura për ‘goditje për shkak të detyrës’ dhe këtij njoftimi i është përgjigjur vetë Kalaja.

Reagimi i Aulon Kalaja:

Mora vesh nga mediat se jam proceduar nga Policia e Shtetit për veprën penale:

“Goditje për shkak të detyrës”.

Ligji parashikon nga 1 deri në 5 vite burg.

Me pak fjalë unë kam rrahur policët.

Besoj se kjo u pa qartë në protestën e mbrëmshme!