Protesta e opozitës në Tiranë ka marrë jehonë të gjerë në mediat ndërkombëtare, ku raportimet theksojnë zemërimin e qytetarëve shqiptarë ndaj qeverisjes dhe akuzave të rënda për korrupsion si dhe kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Prestigjozet ndërkombëtare e kanë cilësuar përgjigjen e policisë si të dhunshme ndaj qytetarëve dhe madje edhe deputetëve. Media si ABC, WION, TRT World dhe të tjera kanë vënë në fokus akuzat e opozitës, ndërhyrjen e policisë dhe tensionet politike në vend.
Protesta e opozitës në Tiranë ka marrë jehonë të gjerë në mediat ndërkombëtare, të cilat kanë raportuar mbi tensionet e forta dhe përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit.
Në qendër të mbulimit është vendosur jo vetëm kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, por edhe mënyra e menaxhimit të situatës nga autoritetet, që sipas raportimeve ka ngritur shqetësime për ndërhyrjen policore.
Gazeta e madhe spanjolle ABC shkruan se protestuesit e akuzojnë qeverinë për veprime kundër sundimit të ligjit dhe demokracisë, ndërsa thekson se dhuna shpërtheu pas fjalimeve të liderëve të opozitës.
Anadolu Agency dhe media të tjera të huaja raportuan mbi skenat dramatike në kryeqytet, duke theksuar përshkallëzimin e situatës dhe përdorimin e forcës.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë përdorim të forcës nga policia, përfshirë presion uji, sprej irritues dhe ndërhyrje fizike ndaj protestuesve, mes të cilëve raportohen edhe deputetë të parlamentit. Këto veprime kanë nxitur kritika të forta, pasi shteti pritet të garantojë rendin publik pa cenuar të drejtën për protestë paqësore.
The Mirror shkruan dhe përcjell me pamje përleshjet e dhunshme që shpërthyen në Tiranë, ndërsa protestuesit e opozitës u mblodhën jashtë zyrës së Edi Ramës, duke kërkuar dorëheqjen e tij.
Qytetarët hodhën koktejle molotovi, duke bërë që policia të qëllonte me ujë dhe të përdorte sprej me piper dhe forcë, duke shënuar një përshkallëzim të mprehtë të tensioneve politike në Shqipëri.
Një tjetër media që përcolli protestën e opozitës ishte edhe edhe TRT World e cila shkruan se protestat të cilat kërkonin dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama u përballën me dhunën e policisë.
APT News shkroi dhe publikoi në të njëjtën kohë pamje dhe video duke shkruar se Shqipëria u përfshi nga përplasje të forta të policisë dhe protestuesve që shpreheshin kundër qeverisjes dhe aferave të kabinetetit. Në protestë ishte i pranishëm edhe lideri i opozitës, Sali Berisha, i cili akuzoi qeverinë për shtypje të opozitës dhe përkeqësim të standardeve demokratike në vend.
Platforma ndërkombëtare e lajmeve WION thotë se mbështetësit e opozitës u mblodhën në Tiranë, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë. Policia përdori topa uji për të shpërndarë turmat, ndërsa protestuesit u mbrojtën me çadra gjatë tubimit të tensionuar.
NDTV i ka dhënë një tjetër vëmendje zhvillimeve duke e lidhur protestën dhe shtypjen e saj me integrimin duke shkruar se ky është një moment i ndjeshëm për procesin integrues të Shqipërisë.







