Ballina Sport Vora dhe Vllaznia ndajnë pikët, të “kënaqur” me rezultatin

Vora dhe Vllaznia ndajnë pikët, të “kënaqur” me rezultatin

54
0

Vora dhe Vllaznia kanë ndarë pikët në javën 32 të Abissnet Superiore.

Pati gola të shënuar, por asnjë të akorduar për shkak se u anuluan që në fushë.

Pjesa e parë foli më tepër për Vorën. Topi shkoi në rrjetë nga Luis Felipe, që rezultoi në pozicion jashtë loje.

Vllaznia u shfaq më kërkuese në fraksionin e dytë. Çelikoviçit iu anulua një gol për prekje me dorë, ndërsa në një rast tjetër u ndal nga traversa.

Skuadrat u dukën të kënaqura me rezultatin, pasi nuk dolën në aventurë për të kërkuar më tepër në minutat e fundit.

Vllaznia e ka të sigurt vendin e parë edhe për të paktën këtë javë, teksa Vora del jashtë zonës së ftohtë dhe pret rezultatet e rivalëve.