Ballina Lifestyle Bebe Rexha mahnit nga Parisi me paraqitjen e saj plot stil

Bebe Rexha mahnit nga Parisi me paraqitjen e saj plot stil

82
0

Bebe Rexha ndodhet aktualisht në Paris, nga ku ka ndarë me ndjekësit një sërë imazhesh mbresëlënëse, si nga qyteti i njohur për bukurinë e tij, ashtu edhe foto të saj personale.

Artistja duket se po shijon në maksimum qëndrimin në kryeqytetin francez, duke sjellë pamje që reflektojnë atmosferën unike të Parisit.

Gjatë një daljeje, ajo u shfaq mjaft elegante, e veshur me një bluzë korse që i theksonte dekoltenë, e kombinuar me një veshje të sipërme me print që i rrinte bukur pas trupit.

Look-un e plotë e kishte kombinuar me pantallona dhe disa rripa, duke krijuar një stil modern dhe të veçantë.

Nga pozat që ndau në rrjetet sociale, Bebe dukej tejet sharmante dhe plot vetëbesim, duke tërhequr vëmendjen e fansave të saj.