Ballina Kronika Bie nga lartësia në Ujëvarën e Sotirës, humb jetën shoferi durrsak ...

Bie nga lartësia në Ujëvarën e Sotirës, humb jetën shoferi durrsak i turistëve, 53-vjeçari u rrëzua duke eksploruar natyrën

100
0

Një 53-vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme në zonën turistike të Gramshit, pas një aksidenti të dyshuar gjatë lëvizjes në terren malor.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 12:45, te Ujëvara e Sotirës, shtetasi Robert Xhangolli, banues në Durrës, është rrëzuar aksidentalisht gjatë ecjes në këmbë.

Për pasojë, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje. Mësohet se 53-vjeçari ushtronte aktivitet në transportin e vizitorëve drejt kësaj zone turistike.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Gramsh/Informacion paraprak

Më datë 19.04.2026, rreth orës 12:45, tek Ujëvara e Sotirës, shtetasi Robert Xhangolli, 53 vjeç, banues në Durrës, i cili ushtronte aktivitet në transportin e vizitorëve për qëllime turistike drejt zonës, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht gjatë lëvizjes në këmbë dhe, për pasojë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.