Ballina Kronika Qytetarja tenton të vetëdigjet në mes të Tiranës, efektivët e rrugores ndërhyjnë...

Qytetarja tenton të vetëdigjet në mes të Tiranës, efektivët e rrugores ndërhyjnë menjëherë: Mos më prekni me dorë

73
0

Një ngjarje e rëndë është parandaluar pasditen e sotme nga efektivët e rrugores në Tiranë të cilët ndërhynë menjëherë për të qetësuar një qytetare e cila paralajmëronte se do të digjte veten.

Në pamjet e publikuara në rrjet nga faqja Pisk, qytetarja e cila ndodhet para Prokurorisë së Tiranës dëgjohet duke i paralajmëruar efektivët: Jo jo, mos më prekni me dorë, do të digjem.

Efektivët e rrugores shikohet duke iu afruar pranë qytetares për ta qetësuar. Referuar videos shikohet se situata është nën kontroll.

“Nuk më latë të bëj hajër në shtëpinë time, Policia e Kamzës tallet me mua” shton më tej qytetarja.