Ballina Aktualitet “11 mln euro verëra”/ Ergys Agasi ndikim te IKMT, Kadastra e Policia,...

“11 mln euro verëra”/ Ergys Agasi ndikim te IKMT, Kadastra e Policia, ka banesë edhe brenda vilës qeveritare në Durrës

147
0

Gazetarja Klodiana Lala në një intervistë për emisionin ‘Kjo javë’ në News24 zbërtheu ndikimin e frikshëm që biznesmeni Ergys Agasi kishte në disa institucione me rëndësi në vend.

Ajo tregoi se Agasi disponon pasuri marramendëse, ku vetëm vlera e verërave dhe pijeve të shtrenjta kapte shifrën e 11 milionë eurove.

“Mendoj se afera e AKSHI-t, dhe ajo e Ballukut, apa e aeroportit të Vlorës, nuk besoj se janë bërë pa bekimin e Ramës. Sa i përket apartamentit ju jeton Karcanaj, besohet se është blerë me qëllim për të. Janë të përfshirë vartës të Ermal Beqirit, që është në arrati. Janë pasuri të Ergys Agasit, që në total janë me vlerën e 40 mln euro. Do të tregoj dhe historinë e verës, që shkon deri në 11 mln euro vlera. Përfshihet vera dhe pije të shtrenjta që ata pinin. Madje ka dhe një tjetër skandal, ku Ergys Agasi ka dhe një banesë brenda vilës qeveritare në Durrës. Aty janë gjetur fatura dhe rezultonte se shkonte vetëm 11 mln euro vera e shtrenjtë. Deri diku provohet ajo që thoshte ish/zv.kryeminstri Ahmetaj. E kam thënë gjithmonë se kjo dosje mund të përvëlojë shumëkënd në të gjitha dimensionet. Ergys Agasi, jo vetëm përcaktonte tenderat, por ajo që të bën përshtypje është fakti se ka ndërtuar pa leje dhe i ka legalizuar në kundërshtim me ligjin, brenda Equos Resort. Ai ka tentuar që të privatizojë pronë shtet. Ka arritur të shtrijë ndikimin e vetë në IKMT, në Polici, Kadastër e të gjitha me radhë. Agasi është konsideruar si koordinator i botës së egër me zotin Rama. Ai kishte fuqi dhe kapacitet financiar. Mjafton të shikosh vetëm listën, nuk përfundoja dot duke parë pasuritë, sipërfaqe toke, legalizime të bëra brenda një dite. Qytetarët shqiptarë presin me muaj e vite për të bërë legalizime, Agasi ka legalizuar brenda të njëjtës ditë sipërfaqe të mëdha toke. Kjo tregon kontroll të segmenteve të caktuara të institucioneve shtetërore. Ai u dyshua për rrëmbimin e Gerond Meçes. Ka qenë personi kryesor që mbante llokmën e tenderave. SPAK beson se ka pasur të tjerë biznesmen që janë shantazuar. Është një shqiptaro-gjermane që është shantazhuar. Ajo ka pranuar dhe i është dhënë takim me zonjën Karçanaj. Ka pasur një takim me Ermal Beqirin, në një hotel luksoz dhe aty iu tha se ishte në një pishinë peshkaqenësh dhe ajo ka dhënë ‘gjobën’. SPAK duhet të japë të tjera detaje, por kjo është çështje ende nën hetim”, u shpreh ajo.