Ballina Sport Allegri: Nuk është një ndeshje vendimtare, por duhet fituar

Allegri: Nuk është një ndeshje vendimtare, por duhet fituar

55
0

Milan-Juventus do të jetë një provë force për të dyja skuadrat. Massimiliano Allegri nuk ngurron dhe menjëherë sqaron seriozitetin e ndeshjes kundër bardhezinjve:

“Çfarë lloj ndeshjeje pres? Futbolli është i paparashikueshëm”, thotë trajneri i kuqezinjve. “Ndoshta do të vijë një gol i hershëm dhe ndeshja do të vendoset. Është gjithmonë Milan-Juventus, një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, në një kohë kur si ne ashtu edhe ata po luftojmë për një vend në katër vendet e para.

Ardhja e Spallettit u ka dhënë atyre diçka shtesë dhe po kalojnë një sezon të shkëlqyer. Na duhen shtatë pikë, që janë dy fitore dhe një barazim: Juventusi vjen nesër dhe ne duhet të bëjmë një hap tjetër të vogël.”

Një ndeshje e rëndësishme, jo vendimtare shpjegon Allegri: “Nuk është një ndeshje vendimtare, matematikisht na duhen 7 pikë ose më pak, do ta shohim me kalimin e kohës.

Është një ndeshje e shkëlqyer, që ia vlen ta fitojmë. Por ndeshja më e rëndësishme e kësaj pjese të fundit të sezonit ishte ndeshja e së dielës së kaluar në Verona”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Milanit.

Ndeshja mes Milanit dhe Juventusit do të luhet të dielën në mbrëmje në orën 20:45 në “San Siro”.