Ballina Politika Berisha: Bosët e karteleve e kanë të hapur derën në zyrën e...

Berisha: Bosët e karteleve e kanë të hapur derën në zyrën e Ramës. Pastrojnë paratë në kullat dhe resortet turistike

60
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte pjesë e konferencës ‘’Fuqizimi i rolit të grave në demokracinë lokale”.

Ai u shpreh se kryeministri Edi Rama ka një sjellje mizogjene, ndërsa foli edhe në lidhje me bashkëpunimin e tij me botën e krimit, ku sipas tij kartelet e drogës pastrojnë paratë e pista në Shqipëri në kulla dhe resorte.

“Ky regjim autokratik, i cili ka shndërruar procesin zgjedhor në farsë elektorale, i cili ka ndërtuar në Shqipëri narko-shtetin e parë dhe të vetëm në Evropë. Bosët më të mëdhenj të karteleve më të mëdha të drogës në botë, si ata të Sinaloas, e kanë derën hapur në zyrën e kryeministrit të Shqipërisë, sepse ata lajnë paratë e tyre me preferencë në këto kullat e famshme dhe resortet turistike. Mbrëmë folëm këtu për Dubai City-n e 1001 netëve të Edi Ramës në Durrës, i merr portin vendit dhe ndërton me kartelët e drogës me Franc Çopjen dhe të tjerë, një qytet, e morët vesh që ka filluar të fundoset. Që në fillimet e veta ka filluar të fundoset, ndërtimet kanë filluar të fundosen, sepse janë të gjitha para droge, para dhe nuk ndjekin asnjë plan, asnjë kriter. Në këtë kuadër u ndala për të përshkruar këtë situatë, sepse kjo pasqyron shumë se kudo tjetër, në jetën e grave, vajzave dhe nënave. Kjo ka krijuar në Shqipëri një dëshpërim në të cilën shqiptarët largohen sot më shumë se çdo komb tjetër nga vendi i tyre. Dhe vetëm në 10 vite nga 2014-ta, 2023-shin, vetëm në hapësirën e Shengenit janë larguar 1.100.000 shqiptarë. Sigurisht, këtu ka një asimetri. Janë larguar më shumë burrat. Dhe në këtë, në këtë kuadër, Shqipëria sot ka numrin më të madh të kryefamiljareve reale në Evropë dhe më gjerë. As vendet në luftë nuk kanë një një fenomen të tillë të imponuar nga largimi masiv i qytetarëve nga Shqipëria. Por, në qoftë se bën fjalë për shpresën dhe gjenezën e saj, gjeneza e shpresës është gruaja, është vajza. Ndaj dhe ne duhet të bëjmë, duhet të përqëndrohemi me të gjithë forcën tonë si parti, të krijojmë shpresën. Dhe gratë dhe vajzat në Partinë Demokratike dhe vajzat shqiptare të shndërrohen në një gjenerator të fuqishëm shprese në këtë gjendje që jemi.”, tha ai.