Ballina Sport Roma fiton në Bologna dhe rrit presionin ndaj Milanit e Juventusit

Roma fiton në Bologna dhe rrit presionin ndaj Milanit e Juventusit

64
0

Një skuadër me mendjen te pushimet dhe një tjetër me motivim maksimal, ky ishte dallimi mes Bolognas dhe Romës.

Dëshira për të luajtur dhe për të marrë rezultatin ishte qartë në anën e Romës, që fitoi me rezultat 2:0 dhe vazhdon garën për një vend në Champions League.

Vendimtare në këtë ndeshje ishin golat e futbollistëve Malen (7’) dhe El Aynaoui (45+1’) dhe siguruan fitoren për skuadrën e trajnerit Gian Piero Gasperini.

Trajneri i Bolognës, Vincenzo Italiano, vendosi për herë të parë një mbrojtje me tre lojtarë që nga fillimi (Helland-Lucumì-Heggem), por zgjedhja nuk rezultoi e suksesshme. Mbrojtja ishte e brishtë dhe hapësirat mbetën të pambuluara.

Në këtë situatë, Malen dominoi në sulm, duke krijuar rrezik pas rreziku dhe duke kaluar me shpejtësi mbrojtësit vendas. Goli i parë erdhi kur El Aynaoui e shërbeu në thellësi sulmuesin holandez, i cili shënoi me qetësi për 1:0.

Bologna pritej të reagonte, por ritmi i lojës së saj mbeti i ulët. Në anën tjetër, Malen vazhdoi të ishte protagonist, pasi rrezikoi me një goditje të lehtë mbi portë, ai asistoi për El Aynaoui, i cili shënoi golin e dytë për 2:0. Ky gol ishte pasqyrë e momentit të dobët të Bolognës, pasi mesfushori maroken ishte i vetëm mes disa lojtarëve vendas.

Roma e zë vendin e pestë me 61 pikë pas javës së 34-të në Serie A dhe Bologna të 8-tin me 48 të tilla.