Ballina Politika Shehaj sfidon deputetët e PD: Publikoni 16 mijë faqet e dosjes së...

Shehaj sfidon deputetët e PD: Publikoni 16 mijë faqet e dosjes së Ballukut, ose bashkohuni në fushatën e saj

80
0

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar ashpër ndaj rikthimit në fushatë të Belinda Ballukut, duke thënë se ato deputetë që kanë dosjen me prova të SPAK-ut duhet t’i nxjerrin menjëherë.

“Rikthehet Belinda në fushatë sikur asgjë mos kishte ndodhur! Deputetët që kanë në dorë 16 mijë faqet, t’i bëjnë publike ose t’i bashkohen asaj në fushatë. Nuk mund të lejojmë këtë estradë!”, shprehet Shehaj, teksa shpërndan pamjet nga rikthimi i Ballukut në fushatë.

Shehaj ironizon edhe deklaratën në daljen e fundit publike të Ballukut, duke theksuar kontrastin mes mesazheve të saj dhe realitetit.

“‘Zbardhja faqen Fierit’, i thotë Belinda të riut, ndërkohë që vetë ajo ia ka nxirë faqen gjithë Shqipërisë, duke u bërë shkak për bllokimin e negociatave në BE”, shkruan Shehaj në Facebook.