Ballina Politika Vata: Rama flet për BE si turist politik, integrimin e do si...

Vata: Rama flet për BE si turist politik, integrimin e do si dekor elektoral

78
0

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Vata ka reaguar pas vizitës së Ramës në Dibër, teksa u ankohej banorëve të saj se ishte opozita ajo që nuk mundësonte integrimin e vendit, për shkak të denoncimeve që ajo bën.

‘Edi Rama paska ardhur në Dibër për t’iu qarë qytetarëve se Shqipëria nuk futet në Europë sepse opozita “flet keq për vendin” dhe denoncon korrupsionin e qeverisë’, shkruan me ironi ligjvënësja demokrate e Qarkut Dibër.

Sipas saj, Europa s’i ka kërkuar Shqipërisë heshtjen e opozitës, por shtet ligjor, institucione funksionale dhe barazi reale para ligjit.

Por Vata thekson se kjo është logjika e një regjimi që e ka kuptuar se problemi i tij nuk është skandali, por ekspozimi i skandalit.

Statusi

Europa nuk i ka kerkuar Shqiperise heshtjen e opozites, por shtet ligjor, institucione funksionale dhe barazi reale para ligjit.

Rama flet per Europen si turist politik, jo si ndertues institucionesh sepse dhe Integrimin e do si dekor elektoral, jo si reformë shtetërore.E them kete se me nje dore tund flamurin e BE-se, me tjetren mbron pandeshkueshmerine.

Kur drejtesia kerkoi te hetoje pushtetin, europianizmi i tij mbaroi aty.

Mes Europes dhe Ballukut, zgjodhi Ballukun.Kartoni i shumicës u përdor si jelek antiplumb politik.

Dhe tani kerkon te binde shqiptaret se problemi nuk eshte korrupsioni qe mbron vete, por opozita qe e denoncon.

Kjo eshte logjika e nje regjimi qe e ka kuptuar se problemi i tij nuk eshte skandali, por ekspozimi i skandalit.

Shqiperia nuk mbahet larg Europes nga fjala e opozites. Shqiperia mbahet larg Europes nga nje qeveri qe kerkon legjitimitet europian dhe njekohesisht kerkon paprekshmeri per te vetet, ligj per te tjeret.

Problemi i Shqiperise nuk eshte se opozita flet dhe denoncon por se Edi Rama kerkon Europen ne podium dhe mbron pandeshkueshmerine ne Parlament.