Ballina Kosovë Kosovë/ I propozohet kuvendit ndryshimi i ligjit për zgjedhje, kërkohet ulja e...

Kosovë/ I propozohet kuvendit ndryshimi i ligjit për zgjedhje, kërkohet ulja e votave preferenciale për kandidatët nga 10 në 5 ose 3

53
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka dërguar Kuvendit të Kosovës një njoftim zyrtar me rekomandime për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për zgjedhjet e përgjithshme.

Në letrën e datës 24 prill 2026, drejtuar kryetares së kuvendit,  Albulena Haxhiu, kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, thekson se pas analizës së zgjedhjeve të fundit, janë identifikuar sfida në organizimin dhe administrimin e procesit zgjedhor.

Një nga rekomandimet kryesore është ulja e numrit të votave preferenciale për kandidatët.

Aktualisht, qytetarët mund të votojnë deri në 10 kandidatë, ndërsa KQZ-ja propozon që ky numër të reduktohet në 5 ose 3.

Sipas KQZ-së, një numër i lartë i votave preferenciale e komplikon procesin e numërimit, e ngadalëson atë dhe rrit mundësinë për gabime dhe manipulime. Po ashtu, kjo paraqet vështirësi edhe për vetë votuesit.

KQZ-ja thekson se ndryshimet janë të nevojshme sidomos në rast të zgjedhjeve të reja të parakohshme, duke marrë parasysh edhe afatet kushtetuese.

Rekomandimet janë miratuar me vendim të KQZ-së dhe tashmë i janë përcjell kuvendit për shqyrtim të mëtejmë.