Në GJKKO do të zhvillohet sot seanca për gjykimin në themel për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe 16 personat e tjerë dhe 12 shoqëri tregëtare dhe organizata.
Kujtojmë se seanca e fundit u mbajt më 15 prill dhe u shty për shkak se thuhet se Veliaj nuk u njoftua. Ndërkohë mësohet se ky i fundit ka bërë kërkesë që seancat gjyqësore të transmetohen live për mediat.
Veliaj, kujtojmë se, ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit 2025, ndërsa SPAK e dërgoi kërkesën për ta kaluar dosjen për gjykim 5 muaj më parë. Mbi të rëndojnë 13 akuza, përfshirë këtu korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, futje e sendeve në burg, dhe shpërdorim detyre.







