Ballina Sport Misteri i derbit në “San Siro”

Misteri i derbit në “San Siro”

60
0

Ndeshja e Kupës së Italisë mes Interit dhe Milanit më 2 prill 2025 është një nyje e hetimit të Prokurorisë së Milanos. Rocchi diskutoi për një dizenjim të ardhshëm arbitral, por mbetet i panjohur personi me të cilin foli.

Të akuzuar në hetimin e Prokurorisë së Milanon për çështjen e arbitrave janë 5: 4 për mashtrim sportiv, 1 për informacione false. Në grupin e parë janë Gianluca Rocchi, shefi i dizenjimit të arbitrave, Paolo Gervasoni supervizor Var, Luigi Nasca dhe Rodolfo Di Vuolo punonjës të Var. Në grupin e dytë është vetëm Daniele Paterna. Por mund të jenë edhe të tjerë dhe që ndoshta nuk i përkasin botës arbitrale.

Këtu lindin një sërë pyetjesh dhe deduksionesh. Të akuzuar janë vetëm persona të botës arbitrale, me kë foli Rocchi në “San Siro”? Dhe mbi të gjitha, cilat janë bazat për të konfirmuar se Colombo është “i preferuar nga zikaltrit”, kurse Doveri është “pak i preferuar”? Një përgjigje e pjesëshme gjendet te një tjetër konfirmim: nuk ka për momentin të akuzuar asnjë drejtues të klubeve të Serisë A ose B. As të Interit.

Pikëpyetjet mbeten. Me kë foli Rocchi? Çfarë i tha? Vështirë të gjesh përgjigje. Në akuzë shkruhet “mashtrim sportiv me persona të tjerë të paidentifikuar”. Në vazhdim të hetimit mund të ketë të akuzuar të tjerë.

Më 2 prill 2025 luhej derbi i Kupës së Italisë Inter-Milan. Këtu, sipas Prokurorisë, Rocchi kishte “rregulluar” dizenjimin e arbitrit Daniele Doveri në gjysmëfinalen e ardhshme të Kupës, për t’i siguruar më pas Interit arbitra ndryshe nga “pak i preferuari” Doveri për finalen e mundshme të Kupës dhe ndeshjet e mbetura të Serie A. Këto të fundit kishin “më shumë interes për skuadrën zikaltër”.

Me kë ka folur Rocchi, në cilën zonë të stadiumit ishte? Ai mund të shkonte në disa zona të përcaktuara të “San Siro”. Sipas rregullores, ai e ka të drejtën për të shkuar edhe në dhomat e zhveshjes. Hipoteza është se Rocchi në “San Siro” të ketë folur me një tjetër arbitër, ose një person afër botës arbitrale, duke u përpjekur të orientonte dizenjimin.