Ballina Bota Ndërmjetës në një rrjet prostitucioni, arrestohet vëllai i Nusretit

Ndërmjetës në një rrjet prostitucioni, arrestohet vëllai i Nusretit

65
0

Ozgur Gökçe, vëllai i Nusretit, është arrestuar nga autoritetet turke, nën dyshimet për “ndërmjetësim në prostitucion të një të miture”, si pjesë e një hetimi të gjerë të Prokurorisë së Küçükçekmece. Hetimi është drejtuar nga Zyra e Prokurorit të Küçükçekmece dhe njësitë e krimit të organizuar, të cilat dyshojnë se të përfshirët kanë organizuar dhe lehtësuar prostitucionin përmes marrjes me qira të banesave dhe dhomave të hoteleve, si dhe përmes komunikimeve në aplikacione mobile.

Sipas autoriteteve, gjatë hetimeve janë zbuluar edhe dyshime për pastrim parash, përmes përdorimit të llogarive bankare të personave të ndryshëm në këmbim të komisioneve të fituara nga aktiviteti i paligjshëm. Gjithashtu, u raportua se të dyshuarit kanë qarkulluar rreth 15 milionë lira turke gjatë një viti, që dyshohet se lidhen me këto aktivitete.

Operacioni policor u zhvillua më 17 prill në disa qytete të Turqisë, përfshirë Stambollin, Ankaranë, Samsunin dhe Diyarbakirin, ku u ushtruan kontrolle në 14 adresa të ndryshme. Në total u arrestuan 13 persona, nga të cilët 7 u lanë në paraburgim dhe 6 u liruan me masa sigurie. Mes të ndaluarve ndodhet edhe Ozgur Gökçe, i cili mbetet në paraburgim ndërsa hetimet vazhdojnë.