Ballina Europë I shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane për trafik droge/ Arrestohet 34-vjeçari...

I shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane për trafik droge/ Arrestohet 34-vjeçari shqiptar në Itali

94
0

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 34-vjeçar shqiptar të shpallur në kërkim për trafik droge nga Gjermania. Ai akuzohet për trafik të lëndëve narkotike, të kryera midis pranverës dhe verës së vitit 2023 në Solingen.

Mediat italiane shkruajnë se në qershor të vitit 2025, ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti evropian nga autoritet gjermane. Ai u arrestua në bashkëpunim me autoritetet gjermane dhe u kap në banesën e tij. Pas kësaj 34-vjeçar shqiptar do të ekstradohet drejt Gjermanisë.

“Pas procedurave të ekstradimit dhe në përputhje me urdhrat e lëshuar nga Gjykata e Apelit të Bolonjës, Karabinierët e Savignanos shoqëruan 34-vjeçarin, i cili gjatë procedurave të ekstradimit ishte i detyruar të nënshkruante çdo ditë në selinë e Karabinierëve në Savignano sul Rubicone, në Pikën Kufitare Ajrore Malpensa të Milanos për t’ua dorëzuar autoriteteve policore gjermane”, informon media italiane.