Në çdo faturë që çon në tatime do të marrë 10% mbrapsht. Pra për një faturë 10 milionë lekë, 1 milionë lekë i kalon në llogari”, u shpreh ministri më 31 mars.
Por, frika fermerëve tashmë po bëhet fakt, pasi grumbulluesit dhe agropërpunuesit nuk i lëshojnë faturat. Ky shqetësim është ngritur nga vetë fermerët pranë administratës tatimore, përmes disa ankesave që kanë paraqitur.
Për këtë arsye Administrata Tatimore do të bëjë verifikime të thelluara dhe ontrollet do të përqendrohen tek subjektet grumbulluese dhe përpunuese, për të kontrolluar nëse aktiviteti i tyre zhvillohet në përputhje me legjislacionin tatimor, nëse lëshohen faturat tatimore dhe për të identifikuar raste të mundshme të përdorimit të NIPT-eve fiktive.
Paralelisht, do të verifikohen edhe fermerët e regjistruar me NIPT, për të evidentuar nëse ushtrojnë realisht aktivitet bujqësor apo nëse bëhet fjalë për regjistrime fiktive.
Administrata Tatimore thekson se do të ndëshkojë çdo subjekt që nuk respekton detyrimin për lëshimin e auto-faturave tatimore për blerjet e produkteve bujqësore nga fermerët.
Tatimet theksojnë se fermerët duhet të vijojnë të kërkojnë fatura për çdo produkt që ata shesin, por që të përfitojnë kompensimin prej 10% ata duhet të shesin vetëm tek subjekte të regjistruar për TVSH, të cilët ushtrojnë aktivitet si grumbullues, përpunues të produkteve bujqësore apo agroturizëm i certifikuar.
Aktualisht në vend janë 113 mijë fermerë me NIPT, nga të cilët vetëm 5642 kanë kryer transaksione me 448 subjektet e mëdha (grumbullues, përpunues apo agroturizëm) në tremujorin e parë të këtij viti. nga përllogaritjet e bëra deri më tani rezulton se shuma potenciale e kompensimit është 400 milionë lekë.







