Ballina Lifestyle Maura Higgins: Ish-partnerët nuk e përballonin suksesin tim

Maura Higgins: Ish-partnerët nuk e përballonin suksesin tim

66
0

Maura Higgins ka folur së fundmi për jetën e saj personale pas ndarjes nga Pete Wicks.

Ajo zbuluar se disa nga ish-partnerët e saj nuk e kanë përballuar mirë suksesin e saj.

Në një deklaratë, ish-ylli i reality show-t tha se disa prej tyre “nuk e kanë pëlqyer faktin që ajo i tejkalonte apo i bënte hije në marrëdhënie”, duke lënë të kuptohet se fama dhe karriera e saj kanë qenë shpesh një sfidë në raportet romantike.

Higgins nuk dha detaje për lidhjen e fundit me Wicks, por u shpreh se është e fokusuar te vetja dhe projektet e saj profesionale pas ndarjes.